• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ E kaluara kriminale e grupit ‘Hijet e Natës’, Si u kapen 3 hajdutët që ishin kthyer në tmerrin e biznesmenëve

by Java News
25/02/2020 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre hajdutë janë arrestuar për vjedhjen e një kasaforte me 1.3 mln lekë në një poliklinikë, ndërsa akuzohen edhe për raste të tjera në disa qarqe. Të arrestuarit janë Enis Mara 33 vjeç,  Fatjon Shahini alias Fatjon Lila 37 vjeç dhe Euklid Çelmeta alias Euklid Habili 38 vjeç, banues në Tiranë (Fatjon Lila dhe Euklid Çelmeta me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë). Tre personat e arrestuar sipas policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:05 te Rruga e Kavajës në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur kasafortën në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 1.3 mln lekë.

Në momentin e arrestimit, janë sekuestruar edhe një makinë tip Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celularë. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shumë prej 413 000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike.

Gjithashtu, ata dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera. Pas arrestimit, grupi hetimor vijon punën në bashkëpunim me strukturat e tjera të policisë në qarqe për dokumentimin me prova ligjore të rasteve të dyshuara se janë kryer nga ky grup kriminal. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

E kaluara kriminale

Fatjon Lila dhe Euklid Habili, dy nga të arrestuarit nga policia e Tiranës janë të njohur si hajdutë serialë nga drejtësia për ngjarje të tjera të vjedhjes së kasafortave të bizneseve në vitet e kaluara. Në 18 qershor të vitit 2018 grupi ku bënte pjesë edhe Lila u godit nga operacioni ‘Forca e Ligjit‘ duke arrestuar pesë persona, mes tyre një ish-oficer policie dhe Gjon Pelivani i njohur si armik i Shullazit, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje.

Engrid Hënaj ka qenë ish-oficer policie i arrestuar më parë, pasi komunikonte me një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine. Të arrestuarit ishin pjesë e grupit ‘Hijet e Natës’ ku vodhën 11 kasaforta edhe ambasadën daneze në Tiranë. Fatjon Lila dhe Euklid Habili të arrestuar në 2018, nuk dihet si kanë arritur që të shpëtojnë nga burg pas akuzave që u ngritën kundër tyre, ndërsa iu rikthyen sërish zakonit duke vjedhur sapo fituan lirinë, por policia i kishte në monitorim duke i arrestuar sërish.

1582621552_kasaforta2.jpg

1582621535_kasaforta1.jpg

Momenti i dërgimit në polici të të arrestuarve

g.kosovari

Next Post
Gati për t’u nisur drejt Shqipërisë, bllokohen mbi 25 tonë mbetje të rrezikshme në Portin e Ankona-s

Gati për t’u nisur drejt Shqipërisë, bllokohen mbi 25 tonë mbetje të rrezikshme në Portin e Ankona-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In