Droni i policisë ka zbuluar një parcelë me kanabis të kultivuar në fshatin Dajç të Shkodrës.
Kanabisi ishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar. Në këtë parcelë u evidentuan 180 bimë kanabis.
Gjatë aksionit të koduar “Muzgu” u arrestua 25-vjeçari A.N., ndërsa një 25-vjeçar tjetër me iniciale M.L. mundi të arratisej duke përfituar nga errësira dhe terreni. Ai është shpallur në kërkim.
Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/a.r