Presidenti i Kilit ka shpallur zyrtarisht gjendjen katastrofike pas një përmbytjeje të madhe që vrau të paktën nëntë veta në pjesën veriore të vendit.
Pamjet e filmuara mbi shkretëtirën e Ataçama tregojnë pasojat e tmerrshme të përmbytjes së mbushur me rërë që shkatërroi gjithçka në rrugën e saj, duke përfshirë shtëpitë. Përmbytjet u shkaktuan nga një periudhë e reshjeve të skajshme mbi Andet.
Në një fjalim për mediat të premten, Presidenti i Kilit Sebastián Piñera tha se më shumë se 1.200 shtëpi duhet të zëvendësohen në rajon dhe kostoja e riparimit të dëmit mund të jetë në rangun prej 60 miliardë dollarë, raporton ADN Chile.
Kili është tronditur nga disa ngjarje ekstreme të motit këtë vit. Përpos përmbytjeve, jugu i vendit është rrënuar nga zjarret. (BW)