Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka publikuar sot në Neës24 një video të regjistruar në bashkëpunim me operatorin Ervin Daja. Sipas Hoxhës, filmimet janë kryer më datë 19 shtator të këtij viti në Bilisht.
Nga pamjet duken parcela të tëra hashashi të mbjellë, ndërsa Hoxha ngre dyshimet se policia është në dijeni të gjendjes, por nuk ka vepruar për t’i korrur.
Duke cituar banorët e zonës, Hoxha e konfirmon këtë fakt ndërsa shprehet se parcelat ruhen nga persona të armatosur. Ai thotë se droga është mbjellë nga dy biznesmenë të cilët fitimet i përdorin për investime të mëtejshme.