• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ “Droga e kontenierëve” dhe lufta e mafias shqiptare në Hollandë

by Java News
05/06/2016 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Heroina që në vitet 1980 ishte shumë prezent dhe më pas humbi tregun, por sot përbën tregun e parë të paligjshme të drogës në Evropë sipas të dhënave të fundit. Holanda është qendra e shpërndarjes, ku ngarkesa të mëdha droge hyjnë çdo ditë në Portin e Rotterdam-it.

Rruga klasike që ndiqet është; fillimisht opiumi nga Afganistani, që është vendi kryesor i prodhimit në botë, kalon në Turqi, më pas në vendet e Ballkanit dhe më tej në Rotterdam. Kontejnerët e mëdha janë shumë të favorshme për trafikantët, pasi u krijon mundësinë atyre që të transportojnë sasi të konsiderueshme.1465034965_133373_1465120406_noticia_fotograma

Vitet e fundit ky biznes është dominuar nga mafia “Macro”, gangsterë holandezë me origjinë nga Maroku dhe vendet e Karaibeve që merreshin kryesisht me kokainë.politie-vindt-55-kilo-heroine-in-woning-weena-in-rotterdam

Por, tashmë po dominon mafia shqiptare, e cila është mjaft brutale dhe ecën me parimin: get rich or die” (bëhu i pasur ose vdis”.


Droga ne portin e Rotterdam-it by PanoramaVideo

Grupet që kontrollojnë trafikun e drogës janë dhe nga Turqia dhe Pakistani dhe konfliktet mes tyre kanë shkaktuar mjaft viktima.

“Janë pakistanezët dhe shqiptarët, elementët që luajnë rol kyç në këtë lloj trafiku”, thuhet në raporton e Europol. Grupet e tjera janë nga Holanda dhe Spanja.

“Këto grupe trafikojnë sasi të mëdha drogë”, thotë Segun Blasic, gazetar i revistës holandeze “De Tijd”. “Policia e ka të vështirë t’i identifikoi. Por, mes shqiptarëve ka dhe një luftë të brendshme mes tyre”.

Porti i Rotterdamit është ndër më të mëdhenjtë në Evropë, aty qarkullojnë çdo vit 400 milionë tonë mallra dhe ka 90 mijë punonjës. Vetëm 0.5% e ngarkesave arrin të kontrollohet.

Bandat arrijnë të blejnë oficerët e portit duke bërë që të mos u kontrollojnë ngarkesat.

Doganierët e Rotterdamit janë të vetmit që kanë juridiksion për të kapur drogën që hyn në port, thotë gazetari Mick van Wely, nga gazeta “De Telegraap”.

Trafikantët nuk lodhen shumë për ta fshehur mes ngarkesave, pasi vetë grupet kriminale hyjnë natën në port dhe marrin çantat me drogë, ku gjatë këtij procesi ka dhe të shtëna, shkruan panorama.

Ai tregon se në vitin 2015, një doganier u arrestua pasi lejoi të kalonte 3 400 kg kokainë. Ndërsa një tjetër këtë vit u arrestua për pastrim parash.

Shumica e drogës fshihet në rroba dhe ngarkesa me fruta. Në maj të vitit 2015, në një ngarkesë me 12 000 kg rrush të thatë që vinte nga Irani u zbuluan 764 kg heroinë. Vlera në rruga e saj do të kapte shifrën 17 milionë euro.

Kurse në mars të vitit 2016, u kap një ngarkesë prej 1 200 kg substancë për përzierjen e drogës. Panorama

Marrë me shkurtime nga “El Pais”

Next Post

Ushtrime për kurrizin për ata që punojnë në kompjuter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In