• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

VIDEO/ Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve: S’ka taksë të re për tatimpaguesit, tregjet janë të përjashtuara nga TVSH!

by Java News
10/04/2018 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero thekson se për biznesin e vogël nuk do të ketë asnjë tatim të ri, dhe deri më sot pjesë e skemës së TVSH janë 9900 tatimpagues të vegjël, të cilët operojnë me fashën nga 2 deri ne 5 mln lekë.

Drejtoresha e Tatimeve gjatë një interviste për ERTV, u shpreh se qëllimi primar dhe më i rëndësishëm është ai që lidhet me formalizimin e ekonomisë.

“Qëllimi primar dhe ai më i rëndësishëm patjetër që lidhet me formalizimin e ekonomisë.

Pikërisht përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH por vetëm e një numri të kufizuar të bizneseve të vogla në skemën e TVSH, ka për qëllim formalizimin dhe mundësimin e të gjithave transaksioneve apo mundësimin dhe qartësimin e gjithë zinxhirit të TVSH.

Ne e dimë shumë mirë që tatim paguesit e mëdhenj që prodhojnë dhe importojnë produkte dhe shërbime, ata të gjitha këto produkte dhe shërbime i kanë të përfshira në skemën e TVSH.

Dhe është pikërisht kjo TVSH, e cila në zinxhirin e saj nga një tatim pagues në një tatim pagues tjetër, mund të themi tatimpagues i madh apo tatimpagues distributor apo më tej te biznesi i vogël, humbet sepse deri në këto momente biznesi i vogël nuk paguante 20%, nuk derdhte tatimin mbi vlerën e shtuar i cili është 20 %.

Dua të qartësojë se nuk kemi një taksë të re, nuk kemi një tatim të ri që po u vendosim tatimpaguesve.

Tatimpaguesit thjesht do ta mbledhin këtë tatim dhe do ta derdhin për llogari të buxhetit të shtetit.

Vjero: 60 mijë tatimpagues do të mbeten jashtë skemës së TVSH

E pyetur se sa tatimpagues të vegjël i janë shtuar skemës së re që nga data 1 prill 2018, drejtoresha Vjero shprehet se janë 9900 tatim pagues të vegjël të cilët operojnë nga fasha 2-deri në 5 mln lekë.

Këta tatimpagues nuk janë detyruar nga ana e administratës tatimore për të bërë deklarimet apo për tu përfshirë në skemën e TVSH, ku jashtë kësaj skeme do të mbeten 60 mijë tatimpagues.

“Këta tatim pagues janë bërë në fakt nga deklarimet e tyre dhe nuk ka asnjë iniciativë nga ana e administratës tatimore për ti detyruar ata në një mënyrë apo në një tjetër për tu përfshirë në skemën e TVSH.

Këta tatimpagues kanë vetdeklaruar në fillim të këtij viti të ardhurat e tyre dhe mbështetur në të ardhurat e tyre, këta tatim pagues do të jenë pjesë e TVSH dhe do të fillojnë të deklarojnë dhe për këtë përgjegjësi të re tatimore.

Dhe nëse do të shprehemi në përqindje kemi të bëjmë më një numër shumë të kufizuar janë 60 mijë tatimpagues të tjerë të cilët do të vijojnë të mbeten jashtë skemës së TVSH.

Vjero: Administrata tatimore e përgatitur për të mirëpritur deklaratat e tatimpaguesve të vegjël

“Administrata tatimore është e përgatitur mjaftueshëm sepse ka të gjithë infrastrukturën pritëse, në IT dhe në burime njerëzore, për të mundësuar dhe mirëpritur deklaratat e tatimpaguesve të vegjël,”shprehet Vjero.

Sipas saj, administrata ka mundësuar këndin e biznesit të vogël, ku tatimpaguesit do të trajnohen dhe informohen për plotësimin e deklaratës së TVSH.

“Administrata ka mundësuar atë që ne quajmë këndin e biznesit të vogël.

Është një kënd i posaçëm ku tatimpaguesit e vegjël mund të informohen mund të trajnohen dhe të marrin trajnim për plotësimin e deklaratës së TVSH.

Dhe për ata tatim pagues ë nuk e kanë këtë mundësi dhe të shkëputen nga ambienti ku kryejnë aktivitetin është detyra e administratës tatimore që të shkojë në vendin që ata zhvillojnë aktivitetin dhe ti asistojë dhe lehtësojë në këtë proces.”

Vjero: Tatimpaguesit që janë pjesë e tregjeve të bashkive nuk janë në skemën e TVSH

Për ata tatimpagues të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregje që janë pjesë e bashkive, nuk do të përfshihen nga skema e TVSH-së.

E pyetur për protestën e ditës së sotme të biznesit të vogël, drejtoresha Vjero theksoi se, biznesi nuk duhet të shqetësohet në mënyrë artificiale pasi tatimpaguesit të cilët kanë kaluar në skemën e TVSH-së, janë njoftuar si nga administrata e tatimeve por edhe elektronikisht.

“Nuk ka asnjë taksë të re.

Këta tatim pagues nuk po u shtohet asnjë detyrim i ri por duhet të deklarojnë dhe për tatimin mbi TVSH.

Tatim paguesit janë përjashtuar nga TVSH, e cila ka ndodhur disa vite më parë, nuk ka asnjë detyrim të ri për ta.

Administrata ka ndjekur me shumë vëmendje protestën e sotme të biznesit të vogël dhe nga ajo që në pamë dhe nga informacionet që ne morëm nga të gjitha rajonet, njësit të tona të angazhuara në territor dhe në kontakte të drejtpërdrejta me tatimpaguesit, është se ata tatimpagues të cilët janë pjesë e tregjeve të bashkive nuk janë në skemën e TVSh pra janë jashtë skemës së TVSH.

Këta tatimpagues përfshihen në numrin rreth 60 mijë tatimpagues të cilët nuk përfshihen në këtë skemë.

Këtë duhet ta themi dhe ta përsërisim në mënyrë të vazhdueshme pasi këtë tatimpagues mos të shqetësohen në mënyrë artificiale, ata tatimpagues të cilët kanë kaluar në skemën e TVSH janë njoftuar elektronikisht jo vetëm nga administrata tatimore.”

Vjero: Nuk do të ketë rënie të fitimit për tatimpagues e vegjël dhe as rritje çmimesh për konsumatorët

Përsa i përket fitimit të tatimpaguesve të vegjël, Vjero thekson se nuk do të ketë rënie.

“Tatimpaguesi i vogël vetëm do të mbarti vlerën e shtuar të një shërbimi të cilin do ta marrë nga konsumatori final dhe do ta paguaj diferencën midis asaj çka ai ka blerë apo ka shitur për administratën tatimore.

Nuk ka rritje çmimesh për konsumatorët.

Ne e dimë shumë mirë dhe më një vëzhgim shumë të thjeshtë dhe gjatë këtyre ditëve që ka hyrë në fuqi skema e TVSH, dhe nuk kemi parë asnjë ndryshim të çmimeve të produkteve apo shërbimeve.

Dua ta theksojmë se çmimet e produkteve dhe shërbimeve i vendos tregu nuk e vendosin ne, askush por vetëm tregu.”

Vjero: Administrata tatimore nuk do të aplikojë penalitete për deklaratat e gabuara

Në të njëjtën linjë mendimi si dhe ministri i financave, Vjero shprehet se nuk do të ketë penalitete për tatimpaguesit të cilët do të gabojnë në deklarim.

Ajo shprehet se qëllimi i qeverisë nuk është vendosja e penaliteteve.

“Në fillim bizneset e vogla sigurish që në momentin ku kanë një deklarim të ri për të bërë patjetër që ka paqartësi dhe pyetje sesi këto deklarime do të bëhen ka paqartësi për mënyrën e veprimit apo çështje që lidhen me penalitetet në rast se unë gaboj në një deklarim.

Unë do dua të theksoj dhe atë që tha ministri i financave këto ditë, që administrata tatimore është e orientuar dhe nuk do të aplikojë penalitete për deklaratat e gabuara.

Nuk është qëllimi jonë vendosja e penaliteteve, vijojmë dhe informojmë në mënyrë të vazhdueshme.

Dua të përmend shumë shkurtimisht pikat kryesore që tatimpaguesit e biznesit të vogël që hynë në skemë duhet të kenë kujdes në këto ditë.

E para fillohet më ndryshimin e përgjegjësisë tatimore në paisjen fiskale, pasi ne e dimë që këta tatimpagues i kryejnë transaksionet e tyre nëpërmjet kasave fiskale.

këto kasa fiskale duhet të mbartin dhe masën 20% të tatimit mbi vlerën e shtuar.

Ne u kemi bërë thirrje tatimpaguesve që në muajin janar që të mundësojnë inventarët për produktet që kanë në gjendje në vendin ku ata zhvillojnë aktivitetin, dhe këto inventarë duhet të dorëzohen në administratën tatimore, qoftë fizikisht dhe elektronikisht, për t’ja njohur administratës tatimore meqënëse TVSH ka filluar që nga data 1 prill.

Tatimpaguesit duhet të pajisen edhe me blloqe për fatura tatimore, vetëm në rastin kur këta tatimpagues do të shesin për klient apo tatimpagues të tjerë produkte apo shërbime me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, dhe kjo është një kujdes që në po e ripërsërisim.

Duhet të plotësojnë librat e shitjes dhe të blerjes sipas formateve të cilat janë të përcaktuara prej kohësh, dhe të bëjnë deklarata e TVSH.

Deklarata e parë e TVSH-së do të bëhet në datën 14 korrik.

Për të bërë këtë deklaratë të saktë, administrata tatimore është pranë tatimpaguesve në cdo moment që tatimpaguesi do të ketë nevojë.

Ne kemi parashikuar më shumë se 10 mijë vizita në territor dhe pikërisht janë ata tatimpagues të cilët janë pjesë e kësaj skemë që do të asistohen në territor për të plotësuar deklaratën për të plotësuar librin e shitjes dhe të blerjes në mënyrë që pajtueshmëria e tyre të jetë sa më e lartë.”Ata.

Next Post
Nga ai lisi me vërë, do kalojnë që të tërë

Ambasada ruse në Tiranë vë në lojë Ngjelën: Ku shkuan '400 oficerët rusë që do destabilizonin Shqipërinë'?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In