Nuk janë imazhe false apo të krijuara me Inteligjencë Artificiale. Skena dramatike është filmuar nga kënde të shumta.
Kundërmasat e avionit luftarak amerikan F-18 Hornet arritën të devijonin raketën tokë-ajër të lëshuar nga Irani, vetëm në sekondën e fundit.
Njësoj si në filmin e dytë Top Gun. Raketa nuk e arriti objektivin e saj, siç dokumentohet në videon e postuar në rrjetet sociale, ndërsa Super Hornet vazhdoi misionin e saj pikërisht mbi Çabahar, në Iranin jugor.











