Shqipëria është në listën e destinacioneve që Drake mund të vizitojë në vitin e ardhshëm.
Në Kick.com në një moment gjatë transmetimit, bashkë-prezantuesi i Drake e pyeti se ku ka menduar të udhëtojë për vitin e ardhshëm, ndërsa reperi përmend disa vende.
“Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë.”
“Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri”, tha Drake.