• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Dokumentari i Daily Express: Shikoni si bandat shqiptare të trafikimit, mburren për bëmat e tyre

by Java News
20/09/2023 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekip hetimor i fshehtë i Daily Express ka ekspozuar një bandë kontrabandistësh njerëzish.

Trafikantët e njerëzve janë kapur duke u mburrur para një ekipi të fshehtë të Daily Express për drejtimin e kalimeve vdekjeprurëse me varka të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazetarët në këtë dokumentar të ri, që pason artikullin e disa ditëve më parë ku jepnin rezultatet e hetimit, tregojnë gjithë skemën sesi ranë në gjurmët e këtij grupi dhe sesi arritën të depërtonin në brendësi të tij.
Ata zbulojnë të gjitha komunikimet në telefon dhe për herë të parë bëhen publike inçizimet e bisedave me trafikantët dhe sesi bëheshin transfertat e parave të trafikut.

“Mini-dokumentari ynë i ri përmban biseda të inçizuara fshehurazi me kontrabandistët shqiptarë, të cilët detajuan brutalitetin dhe deri ku arrijnë për të fituar para.

Duke shfaqur klipe ekskluzive nga reklamat e kontrabandistëve të postuara në mediat sociale, raporti ynë zbuloi se, gangsterët diskutonin mënyrat për të mashtruar autoritetet për të fshehur aktivitetet e tyre të paligjshëm”, shkruan gazeta.

Hetimi ndaj bandave shqiptare u nxit nga një rritje masive e njerëzve nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla, një prirje e lehtësuar edhe nga rrjetet kriminale nga MB që janë të angazhuar në tregtinë e kontrabandës.

“Në varësi të mënyrës se si e shikoni, një deri në dy përqind e të gjithë meshkujve të rritur të Shqipërisë ka udhëtuar në MB me varkë të vogël,” u tha deputetëve vitin e kaluar komandanti i Forcave Kufitare të MB, Dan O’Mahoney .

“Rritja ka qenë eksponenciale. Mendojmë se kjo është kryesisht për faktin se bandat kriminale shqiptare kanë zënë vend në veri të Francës dhe kanë filluar të lehtësojnë një numër shumë të madh emigrantësh”.

Duke u paraqitur si një familje shqiptare që kërkon të transportonte të afërmit e tyre në Angli, ne kontaktuam lehtësisht me disa trafikantë që reklamonin udhëtime me varka të vogla në platforma të ndryshme të mediave sociale./f.s

 

Next Post
Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit në OKB/ Ish-ambasadori: Ka ndryshuar roli ynë në organizatat ndërkombëtare

Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit në OKB/ Ish-ambasadori: Ka ndryshuar roli ynë në organizatat ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In