• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Do s’do mua do më kesh përballë”, Rama: Kujdes me llumin në PD o Lulzim, ti je pjella më brilante e llumit dhe duhet të rilindësh

by Java News
28/10/2021 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha për deklaratën e liderit demokrat që  i tha ‘mua do më kesh përballë, jo Sali Berishën. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë thotë se e ka dashur, e do dhe do ta dojë gjithmonë përballë.

“Unë nuk jam nga ata që i gjëmojmë dynjasë me emra. Të marrësh mikrofonin dhe të rrethosh emra njerëzish që janë në punën e tyre, kjo ndodh vetëm kur vendosen gjoba Lulzim. Kështu që të vijmë tek çështja. Jo vetëm që jam i bindur që me ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve, është bërë një hap i madh përpara, nuk diskutohet kjo. Ato investime janë bërë për të mos lejuar që të vazhdojë të ushqehet kanceri që latë ju në të gjithë territorin.

T’u japësh njerëzve alternativën e helmit për luftë politike, kjo është prapë një arsye pse humbet. Bashkitë sot në të gjithë Shqipërinë kanë në dispozicion pikat fundore, inceneratorët. Sigurisht që janë të detyuruara që mbetjet t’i çojnë atje. Nëse PD ka pjesën e vetë të llumit, ajo pjesë të ka nxjerrë ty mor Lulzim. Je pjella më e brilantinosur e atij llumit. Foltorja është gajreti i Shqipërisë. Është një gajret aq i madh, dhe mban brinjët me dorë me foltoren. Përveç atyre që kanë hyrë në karvanin e çlirimtarëve. Rrotulloje gjuhën që të mos shkojë atje ku dhemb dhembi. Kur thua që do sdo do më kesh përballë, kjo është çfarë të them unë ty. Unë të dua përballë gjithmonë, kam dashur të dua dhe do të dua. Nuk di si të ndihmojë. Dua ta ngrejë në një nivel tjetër debatin. Vjen këtu duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi. Nuk bëhet distancimi duke qenë degëzimi i tij. Mos shaj si llumi, mos ji karikatura e llumit. Ai është origjinale. Ti ke sfidën më të madhe që t’i provosh vetes që përveçse ai llumi të ka nxjerrë, ti duhet të distancohesh. Ndërvepro këtu me gjuhën e fakteve” – tha Rama.

Duke iu përgjigjur akuzave të kryedemokratit Basha për kostot e ndërtimit të rrugëve, Rama thotë se ai duhet të bëjë llogaritë më mirë.

“Dola sërish sepse është e nevojshme dhe meqë Lulzim kërkove t’i referohemi Frojdit, ndër të tjera thotë që koha e harxhuar me macen nuk është koha e humbur. E quaj kohë të harxhuar me efektivitet kohën e harxhuar me ty. Duke iu referuar burimit të PD-së, kostot maten me metër katror Lulzim, jo me numër shkollash. Ka shkolla me palestra të mbyllura, kënde sporetive të hapyura, shkolla më të mëdha dhe më të vogla, ndaj jepu një porosi ekspertëve të bëjnë llogari me koston për metër katror për shkollat. Ec javën tjetër me burimin e PD dhe flasim.

Që të mos e bëjmë siç e bëtë me Unazën e Re, që ulnit kostot e km të rrugëve. Tani që po e shohin aty, po ndërtohet një vepër komplekse. Të dije të paktën këtë matjen metër kub për të mbyllur gropën. Unë për PD nuk jam i shqetësuar. Kur ju na ftoni në këto ujëra, kur ti thua që do shkosh pranë njerëzve. Ti ma kërkon me zor që të them ku je pranë njerëzish. Ku i ke njerëzit ti. Ti thua populli po vuan, ata që ngrihen në sabah në këtë vend. Dhe në parlament vjen i fundit. Bën xhiro që të vendosësh në punë makinerinë tënde. Pse më detyron. Çfarë po më thua për historitë e Bashkisë së Tiranës. Pse ma kërkon me zor.”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Kavajasi i Elbasanit, një portret i paautorizuar për dyshin e PD pas një sherri në Parlament mes vrasësit dhe hajdutit

Kavajasi i Elbasanit, një portret i paautorizuar për dyshin e PD pas një sherri në Parlament mes vrasësit dhe hajdutit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In