Tenisti numër një në botë Novak Djokoviç është ankuar në ndeshjen e fundit për dikë në publik i cili sipas tij po konsumonte drogë. Në ndeshjen ndaj tenistit tjetër Chardy në Toronto, Djokovic i është afruar gjyqtarit të ndeshjes duke i kërkuar që të nxjerrë jashtë një tifoz i cili sipas tij po konsumonte marijuanë.
Dhe kjo ka bërë që era e tymit të shkaktonte marrje mendsh për tenisitin më të mirë të botës.
“Dikush në tribunë po konsumon kanabis, po më merren mendtë.” i është drejtuar Djokovic gjyqtarit të ndeshjes.
Por pavarësisht erës së kanabisit, tenisti serb ia ka dalë të fitojë ndeshjen.









