Një djalë në Kinë ka kafshuar baterinë e celularit të tij “iPhone” dhe e pëson keq. Sic e shihni nga kamerat e sigurisë së një dyqani elektrik kanë filmua momentin kur një kinez kafshon baterinë e celularit të tij, e cila shpërthen menjëherë.
Videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale duke bërë kështu xhiron e botës. Nuk është e qartë pse personi e bëri një gjest të tillë, ose po përpiqej të provonte cilësinë e një metali. Në këtë rast, bateria e litiumit nuk duroi dhe mori pikërisht flakë.
Bateritë e litiumit po japin shumë probleme në të vërtetë për prodhuesit. Ata që dinë diçka më shumë janë “Samsung”-u, me “Galaxy Note 7” dhe “Sony”, i cili në 2016-ën tërhoqi nga tregu thuajse 10 milionë bateri litiumi për laptopë.
a.ç