Djali i Pablo Escobar ka dhënë një intervistë për programin “60 Minutes” në SHBA, ku ka folur për të atin dhe orët e tij të fundit.
Ai tha gjatë intervistës se është i sigurtë se babai i tij ka kryer vetëvrasje dhe nuk është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Gjatë intervistës, ai tha se mjekët nga autopsia zbuluan një plumb të tretë në kafkën e tij, i cili i përkiste armës së Escobar-it. Ishte pikërisht ky plumb, që sipas tyre i kishte shkaktuar atij vdekjen, përpara se të qëllohej nga policia.
Por, ai tha se atëherë mjekët ishin kërcënuar nga autoritetet për të mos treguar.