Sekretari për Mediat dhe Çështjet Sociale i PS-së, Vau Dejës, Agron Ceka është kërcënuar me jete nga shtetasi Eduart Hila, djali i kryetarit të Bashkisë së Vau Dejës, Zef Hila, perfaqesues i PD.
Është vete Agron Ceka ai që ka bërë këtë denoncim publik duke pretenduar se ka marrë një kërcënim. Sipas Cekes, djali i kryebashkiakut ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postoje dhe te mos beje komente tek faqja e Partisë Socialiste Vau Dejës në Facebook kundër babait të tij, që është kryetar bashkie.
Ceka pretendon se Eduart Hila i ka thënë se nëse vijon postimit do te ekzistojmë në këtë botë ose unë ose ti. Ketë kërcenim sekretari i PS në Vau Dejes për mediat dhe çështjet sociale e quan një skandal të vërtetë dhe kërkon që strukturat e policisë të ndërhyjnë për të ndaluar këto kërcënime që vijnë nga njerëzit e krye bashkiakut Hila. Ceka u shpreh se për këtë ngjarje do të beje kallëzim penal ne policinë vendore te Shkodrës.
/a.meta