Fëmijët s’dinë të gënjejnë, ama ndonjëherë fati për reagimet e tyre nuk dihet. Kështu ka vepruar një nënë ruse ndaj djalit të saj 8-vjeçar.
Ky i fundit i tha njerkut se ajo e kishte tradhtuar, dhe diçka të tillë 32-vjeçarja Anastasia Baulina nuk e duroi dot.
Ajo lau djalin e saj Andrey me benzinë dhe i vuri zjarrin. Baulina ishte përpjekur ta bindte gjykatën se ajo donte vetëm ta ndëshkonte djalin dhe se u përpoq të shuante zjarrin. Por gjyqtarët hodhën poshtë pretendimet e saj pasi vajza 12-vjeçare Natalya rrëfeu se si ishte njerku Pavel, 35 vjeç, ai që e shoi zjarrin.
Baulina demonstroi para policisë se si i mbushi gojën me benzinë djalit të saj dhe më pas i vuri flakën. Ajo më pas mori shkrepësen dhe pa sesi djali i saj po digjej. Pavarësisht se duart e Andreit ishin në zjarr, Baulina tha se ajo e ndihmoi atë të shuante flakët./m.j