Sot është dita europiane e kujtesës për viktimat ndaj dhunës, të cilën Majlinda Bregu e ka kujtuar përmes një postimi në twitter, ku ka risjellë në vëmendje një video të realizuar afro tre vjet më parë, bazuar në histori të
vërtetë, shkruar nga Agron Tufa, prezantuar në projektin “Memo Albania” të Ema Andreas, ku Bregu u angazhua si grua, si personazh publik, e si Sekretare e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal, për të përcjellë përmes
kujtesës, mesazhet antikomunizëm.
Ç’ka e ka bërë edhe sot, në ditën europiane të kujtesës për viktimat ndaj dhunës. Bregu ka sjellë, krahas videos edhe disa fakte për të shkuarën e hidhur komuniste:
“1944 – 1991 mbi 6.000 shqiptarë u ekzekutuan në Shqipëri, me pushkatim e varje. Trupat e tyre nuk iu kthyen asnjëherë familjeve për varrim. Ishin 5.577 burra, 450 gra, 1 milionë vite burg për 34 mijë të burgosur politikë”- ka shkruar Bregu
1944 – 1991, mbi ▪️6.000 shqiptarë u ekzekutuan në Shqipëri,me pushkatim/ varje & trupat e tyre nuk iu kthyen asnjëherë familjeve për varrim.
▪️5.577 burra, ▪️450 gra.
▪️1 milionë vite burg për ▪️34 mijë të burgosur politikë#europeandayofremembrance #communism #victims pic.twitter.com/otVUnsjxiN— Majlinda Bregu (@MajlindaBregu) August 23, 2022
g.kosovari