• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO / Disa të arrestuar në Tiranë, mes tyre dhe pronari i një lokali

by A R
26/05/2019 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni “Fundjava” ka vënë në pranga disa persona në kryeqytet. Policia bën me dije se si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë,  është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.  Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit  është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Nga ana e Patrullave të Përgjithshme  dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave:D. R., 45 vjeç banues në Tiranë. Gjithashtu është arrestuar G.M.,38 vjeç, banues  në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”  dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër  dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G.H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjesit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  gjetën në   banak  të fshehura  11 doza të dyshuara me  lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.  Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i  shtetasi: Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit),  i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë  për veprën penale  “Moskallëzim krimi”,  shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve  nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë  të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit: I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,  A S, për veprën penale “Dhuna në familje”,   A.S, për veprën penale “Mashtrimi”. R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Çiftet e Horoskopit që janë destinuar të qëndrojnë bashkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In