• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Diktatori tenton të mburret si ‘Rambo’, por e pëson në mënyrë qesharake

by Java News
05/08/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti aziatik Turkmenistan është shumë i izoluar, në atë masë saqë ndoshta vetëm Koreja Veriore është më e izoluar. Mediet e lira, zgjedhjet demokratike dhe opozita praktikisht nuk ekzistojnë, ndërsa vendi gjendet nën dorën e fortë të regjimit, që nuk dallon shumë nga Koreja Veriore. Dhe derisa atje sundon Kim Jong-un, në Turkmenistan pushtetin e mban Gurbangulij Berdimuhamedov i veçantë, 60 vjeç i cili sivjet u rizgjodh në funksionin e kryetarit me 98 për qind të pabesueshme të votave.

Berdimuhamedov është në krye të Turkmenistanit nga fundi i vitit 2006, kur e trashëgoi të ndjerin Saparmurat Nijazov. I ndjeri Nijazov ishte i njohur botërisht për vendimet bizare, siç është ndalimi i operës, baletit dhe cirkusit sepse janë “joturkmen”, por as trashëgimtari i tij nuk është imun në mënyrën e pazakontë të tërheqjes të vëmendjes.

Kështu Berdimuhamedov deri tani e ka argëtuar shtetin me lozje në kitarë dhe rol të DJ’it por edhe me një sërë ekzibicionesh putiniane siç është ngritja e peshave, gara me vetura dhe me kuaj. Në herë gjatë garës madje u rrëzua nga kali, dhe incizimi menjëherë u gjend në YouTube përkundër përpjekjeve të mëdha të sigurimit të tij që të konfiskojnë/ shkatërrojnë çfarëdo gjurme për atë ngjarje fatkeqe.

Portreti i fundit “macho” i kryetarit Gurbanguli në televizionin shtetëror shfaqet i veshur në komando, me syze të diellit në fytyrë, shkruan Guardian, transmeton gazetametro.net.

Gjatë “ushtrimit” të shkurtër, kryetari gjuan në caqe nga revolja, pushka automatike por edhe  gjuan me thika. Natyrisht, të gjitha caqet i qëllon në mënyrën “robinhudiane”, saktë dhe në qendër.

Ushtarët e Berdimuhamedov’it “të shashtrisur” duartrokasin, dhe për përfundim efektiv, kryetari “porositë” goditje ajrore nga helikopteri.

“Duke zgjedhur cilëndo armë që gjendej para tij, shefi i shtetit demonstroi precizitetin e vet dhe shkallën e lartë të përgatitjes ushtarake. Pas kësaj kryetari demonstroi precizitetin e tij të pakontestueshëm në gjuajtjen e caqeve me revole, e më pas edhe aftësinë e përdorimit të thikës, me të cilën e qëlloi cakun e largët”, kanë publikuar mediet shtetërore bashkë me xhirimin.

Mirëpo, mundi propagandistik i Berdimuahmedov’it i ra për koke. Ueb faqja opozitare “Kronikat e Turkmenistanit”, redaksia e të cilës është në botën e jashtme, por ka bashkëpunëtorë edhe brenda shtetit, e kishte montuar xhirimin origjinal duke i shtuar muzikën edhe video skena të shkurtra nga filmi i popullarizuar “Komandosët”. Kështu kuadrot e kryetarit ishin ndërruar me atë të Arnold Schwarzenegger’it, ku përputheshin kuadrot e filmit dhe të “trimërive” të kryetarit.

Që krejt ky tregim të bëhet edhe më i mirë, u konstatua se “ushtarët” të cilët i duartrokitnin kryetarit, nuk ishin ushtarë por gjeneralë, shefi i policisë, shefi i Prokurorisë së Shtetit, drejtori i doganave dhe shefi i shërbimeve të sigurisë. /ma.me

Next Post
Policia prangos Zani Çaushin e Korçës, akuzohet për përdhunim

Policia prangos Zani Çaushin e Korçës, akuzohet për përdhunim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In