Një automjet i llojit “Fiat” është djegur gjatë natës në rrugën “Jirdan Misja”, e njohur ndryshe edhe si ‘Rruga e Burgut’.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar.
Makina ka marrë flakë dhe është djegur, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lëdnuar nga kjo ngjarje.
Mjeti tip ‘Fiat’ ishte parkuar, ndërsa në rrethana ende të paqarta u përfshi nga flakët.
Pas sinjalizimit, zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po hetohet rreth shkaqeve të ngjarjes.
g.kosovari











