• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Digjet flamuri i SHBA në parlamentin iranian

by A R
09/05/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i presidentit Donald Trump për të prishur marrëveshjen bërthamore me Iranin, ka ndezuar situatën.

Në Parlamentin e Iranit është djegur flamuri amerikan, ndërsa deputetët thërrisnin “Vdekje Amerikës”.

Menjëherë pas vendimit, Irani tha se do të nisë sërish programin bërthamor.

Nga ana tjetër, aleati i ngushtë i SHBA, Izraeli, ka nisur bombardimet në Siri.

Gjatë sulmeve izraelite, që kishin në shënjestër bazat e Gardës Revolucionare të Iranit në Siri, humbën jetën të paktën 9 ushtarë iranianë.

Mediat izraelite raportojnë se sulmi u krye në një bazë në periferi të Damaskut pasi u vu re “një aktivitet i dyshimtë” i lëvizjes së trupave atje.

Besohet se në këtë bazë janë të stacionuara trupat e Rojes Revolucionare iraniane, që janë zhvendosur në Siri në mbështetje të Bashar al-Assad.

Sulmi izraelit është konfirmuar edhe nga Siria, që thotë se sistemet e saj anti-ajrore kanë rrëzuar dy raketa, por nuk konfirmon nëse mes viktimave janë 9 ushtarakë iranianë apo jo, ashtu siç raportojnë mediat në Izrael.

Para kësaj, trupat izraelite në Lartësitë Golan janë aktivizuar në gatishmërinë maksimale dhe është urdhëruar edhe aktivizimi i të famshmit “Iron Dome”, një sistem mbrojtës antiraketë.

Shefi i Shtabit i ushtrisë izraelite, Gadi Eizenkott anuloi pjesëmarrjen në një konferencë të programuar kushtuar sigurisë dhe së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Avigdor Lieberman mblodhën këshillin e sigurisë kombëtare.

Veç kësaj, civilëve në Lartistë Golan, që Izraeli i pushtoi nga Siria gjatë luftës së vitit 1967, por që nuk njihet ndërkombëtarisht si territor i shtetit hebre, u është kërkuar që të jenë në gatishmëri dhe të furnizojnë me ushqime strehimet kundër bombardimeve të mundshme, për të parën herë që prej nisjes së luftës në Siri.

Pas vendimit të Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në 2015 me Iranin, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e përshëndeti përmes një fjalimi publik.

“Për muaj me radhë Irani po transferon në Siri armë të shkatërrimit në masë me qëllimin e vetëm për t’i përdorur ato kundër Izraelit. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrë shembullore çdo sulmi ndaj territorit tonë”, tha ai.

Liderët kryesorë të Europës thanë se do të përpiqen të shpëtojnë marrëveshjen me Iranin, por tashmë kjo gjë duket e pamundur.

Vendimi i Donald Trump i ka hapur rrugën një tensioni që nuk dihet se si do të përfundojë.(TemA)

Next Post
Ndryshon struktura e policisë në qarqe, komisariatet do të hetojnë edhe vrasjet

Ndryshon struktura e policisë në qarqe, komisariatet do të hetojnë edhe vrasjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In