Edhe futbolli i femrave mund të dhurojë skena që nuk kanë aspak lidhje me këtë sport.
Një ngjarje aspak e hijshme në një ndeshje të futbollit të femrave në Republikën Demokratike të Kongos.
6 futbolliste të ekipit të DCMP Bikira de Lubumbashi kanë ndjekur dhe kanë dhunuar arbitrin e ndeshjes, ndërsa askush nuk ndërhynte.
Në fillim, arbitri tenton t’i shmanget dhe futet pas pankinës, por aty goditet nga një anëtar i stafit dhe më pas edhe nga futbollistet që po e ndiqnin.
Imazhet e dhunës janë bërë menjëherë virale.
/a.r