Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, në Thumanë po bëhen nderimet e fundit në kujtim të dhjetra personave që humbën jetën nga shembja e tre pallateve, nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Me hashtagun #TiNukDoJeshKurrëVetëm, dhe me disa emoji në lot, kryeministri Edi Rama ka postuar disa video me pamje shumë të dhimbshme.
Ai ndodhet në këto momente në ceremoninë prekëse të familjes Cara dhe Cakonji, Thumanë ku po përcillen për në banesën e fundit anëtarët e këtyre familjeve që humbën jetën në rrënojat që shkaktoi goditja nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Në video shihen momentet kur kryeministri Rama mban pranë një nga vajzat që qan dhe duket dhimbja e madhe që ajo po përjeton.
I pranishëm në këtë ceremoni të dhimbshme ka qenë edhe zv.kryeministri Erion Braçe.
g.kosovari











