Një krim i rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme tek Kthesa e Kamzës.
Raportohet se ish-dhëndri i familjes Ramazan Kutra, i njohur si Dan Kutra, ka hyrë në banesën e familjes së bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.
Dyshohet për 2 viktima mes të cilëve një grua. Gjithashtu dyshohet se si pasojë e krimit kanë mbetur edhe 2 persona të plagosur.
Autori i krimit, Ramazan Kutra është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.
Janë ngritur disa postblloqe për të vendosur kontroll të rreptë të makinave në këtë zonë me qëllim kapjen autorin e krimit.
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:
/a.r