• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

VIDEO / Denaj: Mbi 75 hektarë vreshta të regjistruara dhe 75 kantina në Kadastrën e Verës

by A R
31/10/2023 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot në rrjete sociale pamje mbresëlënëse nga vreshtat dhe kantina e verës “Arbëri”, një investim i përbashkët privat me mbështetjen e qeverisë që sot po jep frytet e veta. Kantina një sipërmarrje e familjes Kaçorri, në zonën e Mirditës, ka rikthyer traditën e shijes së veçantë të verës Kallmet, që i ka dhënë emër jo vetëm kësaj zone, por edhe Shqipërisë në botë, për cilësinë e veçantë të verës.

Denaj u shpreh se, krijimi i Kadastrës së Verës është një investim që paraqet një pamje të plotë të sektorit të vreshtarisë dhe prodhimit të verës në vendin tonë.
“Jemi të kënaqur që në takimin e sotëm të Strategjisë së Specializimit Inteligjent 3, vijmë me Kadastrën e Verës, ku kemi 7513 hektarë vreshta të regjistruara dhe 75 kantina të prodhimit të verës, duke paraqitur një pamje të qartë të sektorit”, tha ministrja.
Denaj shprehu angazhimin për të rritur numrin e regjistrimeve dhe digjitalizimin e këtij sektori.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po mbështet zhvillimin e vreshtarisë dhe industrinë e verës, si një nga produktet tradicionale më të hershme në vendin tonë, që e ka bërë Shqipërinë të njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore.

Me ligjin e ri për verën dhe vreshtarinë, MBZHR i ka dhënë një tjetër mjet të fuqishëm sektorit, duke i dhënë vëmendjen e duhur zhvillimit të tij, që është ndër aktivitetet që zë një peshë të rëndësishme në ekonominë dhe të ardhurat në zonat rurale.

Mbështetja nga programit IPARD II dhe fondet buxhetore përmes skemës kombëtare kanë rivitalizuar investime bashkëkohore në vreshtari dhe kantina të prodhimit të verës sipas standardeve europiane, për të qenë autentikë dhe konkurrues edhe në tregun e jashtëm.

Vitet e fundit ka filluar intensivisht edhe kultivimi i rrushit të tavolinës në serra, që siguron hershmëri të prodhimit dhe rendimente të larta. Përmes Skemës Kombëtare Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rimburson TVSH-në për fermerët që rinovojnë plastmasin e serrave.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2 %, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit.

Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi.

Në mesin e këtij viti Shqipëria u bë shteti i 50-të anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV).

/a.r

Next Post
Çfarë është “Alabuga”, arma e re e Putin që po tremb NATO-n?

Çfarë është “Alabuga”, arma e re e Putin që po tremb NATO-n?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In