Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video ku shihen momente nga stërvitja “Defender Europe 21”, ku janë të përfshirë trupat e NATO-s dhe ato shqiptare.
Stërvitja në fjalë po kryhet në bazën e Bizës, mbrapa Malit të Dajtit, ndërkohë që Rama njofton se këto stërvitje do kryhen në të gjithë Shqipërinë.
“Defender Europe 21”
Disa momente nga stërvitja më e madhe ushtarake në 3 dekadat e fundit në rajon, që po zhvillohet në disa baza të ndryshme në të gjithë Shqipërine.
#defendereurope21”, shkruan Rama./ b.h