• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(VIDEO) Debati/ Sharje dhe shishe në Këshillin Bashkiak, Dasho Aliko gjuan këshilltarin e PS

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës është shoqëruar me debate dhe tension, pasi dy këshilltarë, njëri i majtë dhe tjetri i djathtë janë përplasur lidhur me mënyrën e menaxhimit të ish-komunës Lazarat.

Këshilltarët Petrit Brahimi i PS-së dhe Dasho Aliko i PD-së, i njohur si kryekomunar i Lazaratit që negocioi me grupin e zjarrit gjatë aksionit të policisë për pastrimin e fshatit nga kanabisi nuk janë mjaftuar me fjalët “pis”, “palaço” e “qelbanik” në drejtim të njëri-tjetrit. Sherri mes tyre ka degjeneruar kur Aliko ka hedhur një shishe plastike në drejtim të këshilltarit të majtë Brahimi.

Fillimisht pjesë e debatit ishte edhe drejtuesi i mbledhjes Roland Karalli, por më pas mes Alikos e Ibrahimit kanë shpërthyer ofendimet, ndonëse këshilltari i djathtë Roland Bejko u përpoq ta qetësonte situatën.

Karalli: Dasho ka mundësi nuk të kam dhënë fjalën për të folur!

Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësat. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.

Karalli: Kujt s’ja mban more?

Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.

Petrit Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!

Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!

Aliko: Rri mirë, palaço, surrat u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.

Brahimi: Qelbanik m*ti!

Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço , o palacoja i m*tit sahanlëpirës.

Bejko: O Petro, po rri tani!

Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?

Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.

Brahimi: Ti pse s’i fole?

Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!

Brahimi: Më shau

Bejko: Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp

BW/d.i.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2016/10/Sherri.mp4
Next Post
Është një vajzë tërheqëse, por nuk ka patur kurrë të dashur për shkak të kësaj gjëje (FOTO)

Është një vajzë tërheqëse, por nuk ka patur kurrë të dashur për shkak të kësaj gjëje (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In