Një video e realizuar në një dasmë në Nigeri po bën xhiron e botës në internet, pasi në pamje dallohen shuma të mëdha parash.
Kartëmonedhat janë derdhur lumë në dasmë nga manjati i naftës Ayiri Emami.
E veçantë është edhe mënyra se si miliarderi i hedh paratë në dasmë përmes një pistoletë floriri.
Në video dallohet biznesmeni që “qëllon” i pari dhe më pas ia jep “armën” e florinjtë djalit të tij që të vijojë të njëjtin ritual.
shqiptarja.com/d.i.