Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit.
4 anëtarët e një familjeje nga Kosova gjetën vdekjen, ndërsa një fëmija tjetër i familjes mbeti i plagosur rëndë.
Ata udhëtonin me një makinë Citroen kur u përplasën me një kamion.
“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.“, tha policia e Lezhës në një informacion zyrtar për mediat.
/a.r