Këto janë pamjet kur godina e qeverisë së Kroacisë sulmohet me breshëri plumbash.
Video u publikua gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp, nga shefi i Policisë, Nikola Milina.
Ngjarja ndodhi në Sheshin e Shën Markut, para ndërtesës qeveritare në Zagreb.
Sipas mediave kroate, autori i identifikuar si Danijel Bezuk, ndali sulmin kur një nga oficerët e policisë qëlloi mbi të.
Sipas zyrtarëve policorë, autorit dyshohet se kishte për qëllim të hynte në ndërtesën e qeverisë.
/e.rr