• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Dalin pamjet e sulmit të bandës së “Çapjave” ndaj Policisë në Elbasan

by Java News
09/10/2019 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalvari i ngjarjeve kriminale në Elbasan vijon të mbetet i pazgjidhur. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarjet e njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet që kanë për autor pikërisht anëtarë të fisit Çapja.

Hoxha publikoi në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga një video nga atentati i 8 qershorit, kur Çapjat sulmojnë policinë operacionale. Në video duket makina e blinduar me të cilën udhëtonin Çapjat duke ndjekur një makinë policie. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe është dënuar me dy vite burg Bledar Muça.

“Aty janë dy punonjës policie që mundohen të mbrohen. Gjëja më e çuditshme është hetimi i kësaj. Një prej personave në Benz, Bledar Muça largohet dhe njoftohet policia. Ajo merr një njoftim se ka pasur një shkëmbim zjarri dhe niset drejt vendngjarjes. Nga Benzi dalin dy persona. Ajo që është e çuditshme hetimet kanë kaluar në disa shkallë dhe akuza nga ‘tentativë për vrasje’ ka shkuar në ‘ tentativë për vetëmbrojtje’.

Si mund të jenë në kushtet e vetëmbrojtjes persona të armatosur. Janë identifikuar tre persona që kanë qenë në automjet. Bledar Muça, Florenc Çapja dhe Ardian Muça. Në vendimin e Gjykatës është dënuar vetëm një person me dy vjet por gjatë fazës hetimore janë prishur prova.

Sot situata ka ndryshuar edhe në Prokurori. Kanë dalë elementë të rinj që mund të ndikojnë në hetimin e kësaj çështjeje. Kjo është betejë. Jemi në zemër të Shqipërisë. Në vend që policia të ndjekë objektivin ndodh e kundërta. Policia lokale e Elbasanit nuk e dinte që operacionalja ndodhej në Elbasan.

Bledar Muça thotë se është njoftuar se një makinë na është vënë nga mbrapa dhe kemi shkuar për të parë se mos ishin të njëjtit persona që kanë tentuar të na vrasin në datë 6. Punonjësit e policisë kanë dalë dhe kanë marrë një kallashnikov dhe kanë qëlluar por mjeti i blinduar nuk ka pësuar asnjë gërvishtje. Kjo është një ngjarje që ka pasur reagim që në atë kohë. Në makinë kanë qenë Bledar Muça dhe Erion Millo por nuk dihet kush ka qenë personi i tretë”, u shpreh Artan Hoxha.

Vetëm dy ditë para kësaj ngjarje te dera e drejtorisë së Elbasanit ishte bërë atentat Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua autori Hasan Papa. (Report tv)/l.m

Next Post
Investimet turke rriten ndjeshëm në Serbi, por çfarë fshihet pas tyre?

Investimet turke rriten ndjeshëm në Serbi, por çfarë fshihet pas tyre?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In