• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Dalin pamjet e përplasjes së makinerive ushtarake ruse dhe amerikane

by Java News
27/08/2020 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria ruse fajësoi të enjten trupat amerikane për përplasjen e automjeteve ushtarake ruse dhe atyre amerikane në pjesën verilindore të Sirisë.

Zyrtarët amerikanë thanë të mërkurën se një automjet rus goditi anash një automjet amerikan të blinduar, duke lënduar lehtë katër amerikanë, ndërkohë që dy helikopterë rusë fluturonin mbi vendngjarje, një prej tyre në një distancë prej rreth 20 metra nga automjeti amerikan.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Ollyot, tha përmes një deklaratë se automjeti rus goditi automjetin amerikan pranë Dayric, në verilindjen të Sirisë. Ai fajësoi ushtrinë ruse për “veprime të pasigurta dhe joprofesionale” që shkelën protokollet e reduktimit të rrezikut të përplasjes mes dy vendeve.

Në deklaratën e së enjtes, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Gjenerali Valery Garasimov, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, zhvilloi një bisedë telefonike të mërkurën me Gjeneralin Mark Milley, shef i Shtatmadhorisë amerikane, për të diskutuar mbi incidentin.

Në telefonatë, Gerasimov theksoi se ushtria ruse e kishte lajmëruar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara lidhur me rrugën që do të ndiqte një kolonë e policisë ushtarake ruse.

“Pavarësisht kësaj, në shkelje të marrëveshjeve egzistuese, trupat amerikane u përpoqën të bllokonin patrullën ruse”, thuhet në dekleratën e ministrisë ruse. “Si reagim ndaj kësaj, policia ushtarake ruse mori masat e nevojshme për të parandaluar një icident dhe për të vazhduar përmbushjen e detyrës së tyre.”

Rusia, e cial ka zhvilluar një fushatë ushtarake në Siri që ndihmoi Presidentin Bashar Assad të rimarrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit pas një lufte civile shkatërrimtare, prej kohësh është ankuar lidhur me prezencen e trupave amerikane të dislokuara në atë vend për të luftuar grupin Shteti Islamik, dhe ka bërë thirrje për largimin e tyre.

Ndërsa ka patur disa incidente mes trupave amerikane dhe atyre ruse që patrullojnë pjesën lindore të Sirisë, zyrtarët amerikanë e përshkruan incidentin e fundit si më seriozin.Trupat amerikane zakonisht shoqërohen nga pjestarët e Forcace Demokratike Siriane.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë protokolle për mënjanimin e rrezikut të përplasjeve mes tyre dhe incidenteve të tjera. Komandantët ushtarakë zhvillojnë biseda të shpeshta në përpjekje për të shmangur kontaktin mes trupave të tyre atje. /Voa/

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Sherri bën heroin, Laçi eliminon Keslan. Kukësi mposht bullgarët dhe kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Europës

VIDEO/ Sherri bën heroin, Laçi eliminon Keslan. Kukësi mposht bullgarët dhe kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In