Cristiano Ronaldo ka shënuar në rikthimin e tij pas disa vitesh në stadiumin ‘Camp Nou’.
Ronaldo ka shënuar me anë të një penalltie të cilën e fitoi vetë, ndaj Barcelonës pas vetëm 13 minutash lojë.
Portugezi nuk luajti dot në sfidën e parë në Torino ku Barcelona fitoi 0-2, ndërsa impakti i tij ndihet menjëherë në këtë ndeshje të dytë.
Juventus sot duhet të fitojë me më shumë gola se rezultati 0-2 në rast se do t’i marrë Barcelonës vendin e parë në grupin G në Champions League.