Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar përplasjet brenda PD-së mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës si filmi i animuar “Tomi dhe Xherri”.
Ai ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Tik Tok” të një sekuence nga filmi vizatimor, ku personazhet i punojnë rrengje njëri-tjetrit.
Kreu i qeverisë, në video i ka ironizuar Bashën dhe Berishën me fjalët “Grata-nongrata” si dhe “brava”, duke u nisur nga epitetet që ish-kryeministri i ka vendosur kryedemokratit.
“grataNONgrata, çeleNONmylle bravaNONbrava” – shkruan Rama në Tik Tok.











