Akhisar Belediyespor e ka mposhtur pretendentin për titull në Turqi, Istanbul Basaksehir me rezultatin 2:1.
Fitoren vendasve ua ka siguruar sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, i cili realizoi gol në minutën e fundit të ndeshjes.
Cikalleshi u inkuadrua në lojë shtatë minuta para fundit të takimit në vend të Ozer Hurmaci.
Sulmuesi shqiptar është nën pronësi të Istanbul Basaksehir, por është huazuar deri në fund të sezonit te Akhisar Belediyespor.
Në shenjë respekti ndaj Istanbul Basaksehir, Cikalleshi nuk festoi golin, dhe u kërkoi falje tifozëve. /a.m.
Video










