VIDEO/ Çifti që u bë hit në Youtube, humbet fëmijën
Një çift zbuloi përmes youtube se kanë humbur fëmijën e tyre, vetëm pak ditë pasi ata kanë ndarë lajmin e mrekullueshem që janë duke pritur një fëmijë.
Sam Rader, 29 vjeçar, u bë hit javen e kaluar, pasi ai mori urinën e gruas së tij Nia, për të parë rezultatet e saj të testit të shtatzënisë.
Ai ka filmuar momentin dhe e ka ndarë atë në një kanal në youtube. Tani, vetëm katër ditë më vonë, ata kanë njoftuar se kanë humbur fatkeqësisht fëmijën e tyre ende të palindur.
Në një shpjegim të përlotur, çifti nga Texsasi kanë ndarë një video të re të quajtur “Foshnja jonë kishte rrahje zemre”. Video e postuar ditë më parë kishte më shumë se 10 milionë klikime.









