• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Çfarë teatri, çfarë estrade”, Nano kritika imamit Elvis Naçi që nisi të qajë: Ia kaloi edhe profetëve që njeh

by Java News
24/10/2019 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Çfarë teatri! Çfarë estrade për mua”! Kështu e konsideron gazetari Mustafa Nano sjelljen e imamit Elvis Naçi gjatë kohës që tenton të komunikojë me Zotin. Në monologun e kësaj të marte në emisionin “Provokacija”, Nano u ndal tek një video e imamit të njohur shqiptar, që pasi ligjëron fjalimin e tij qan.

“Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit. Ia kris të qarit literalisht.

Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani”, thotë Nano.

Videoja ka marrë 1 milion shikime në Youtube, çka për Mustafa Nanon është shqetësuese. Sipas tij, në sytë e besimtarëve myslimanëve, Naçi shfaqet si imami modern, pasi është patriot dhe perëndimor. Megjithatë në veshje edhe Ronaldo është më mysliman se Elvis Naçi thotë gazetari.

Verpimin e këtij të fundit, që në fund të ligjëratës qan, Nano e konsideron ekstrem. Sipas tij, ai është i pari njeri, duke ia kaluar edhe profetëve që njeh që qan pas përpjekjeve që bën për të komunikuar me Zotin. Prandaj moderatori i “Provokacijas” e konsideron imamin profet mbi profetët.

Mustafa Nano e mbyll monologun duke e konsideruar të gjithë sjelljen e imamit si teatër dhe në fund “ia plas” edhe ai të qarit.

“Asnjë nga profetët nuk e ka bërë këtë. Edhe Muhamedi ka qarë në disa momente, por ka qarë kur ka qenë te varri i nënës. Ndërsa Elvis Naçi është profet mbi profetët, ai qan menjëherë pas një tentative për të komunikuar me Zotin.

Çfarë teatri, çfarë estrade për mua! Tani nuk e di nëse e vutë re dhe ligjërimin e përdorur nga imami Elvis Naçi. Ishte një gjuhë e thjeshtë, një gjuhë bazike, elementare ishte si hartimet e klasës së pestë, veçse ai i kishte mësuar përmendësh dhe për mua, më mirë të jesh vuvë se sa të flasësh si Elvis Naçi. Unë po e lë këtu sepse ka rrezik që t’ia kris të qarit. Madje… më duket se më erdhi!”, thotë Nano.

Monologu i plotë:

Do shihni në ekran kur shfaqet një person shumë i njohur. Është një personazh shumë i famshëm. Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit.

Ia kris të qarit literalisht. Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani.

Kjo është një video që në Youtube ka 1 milionë shikime. Për mua ky numër shikimesh është shqetësues. Shumica e njerëzve, e besimtarëve myslimanë mendojnë se Elvis Naçi është një imam modern. Është një imam që përfaqëson në të njëjtën kohë dhe imamin e moderuar shqiptar që do të thotë, ai është patriot dhe perëndimor.

Kjo gjë duket dhe nga veshja. Edhe Ronaldo në veshje, në dukje, ngjan më mysliman se Elvis Naçi. Thonë që ai nuk është ekstremist dhe bazuar tek ato që ai thotë, dhe tek ato që ai thotë në këtë video ai nuk është ekstremist. I vetmi moment ekstremist ka të bëjë me momentin e fundit, kur ai qan. Qan me lot.

Unë nuk njoh ndonjë besimtar tjetër ekstremist që të qajë me lot duke u përpjekur të komunikojë me Zotin. Elvis Naçi është i pari njeri në këtë botë që unë njoh, por jam i sigurt që as profetët vetë nuk kanë qarë në momentet e tyre kur janë përpjekur të komunikojnë me Zotin.

Asnjë nga profetët nuk e ka bërë këtë. Edhe Muhamedi ka qarë në disa momente, por ka qarë kur ka qenë te varri i nënës. Ndërsa Elvis Naçi është profet mbi profetët, ai qan menjëherë pas një tentative për të komunikuar me Zotin.

Çfarë teatri, çfarë estrade për mua! Tani nuk e di nëse e vutë re dhe ligjërimin e përdorur nga imami Elvis Naçi. Ishte një gjuhë e thjeshtë, një gjuhë bazike, elementare ishte si hartimet e klasës së pestë, veçse ai i kishte mësuar përmendësh dhe për mua, më mirë të jesh vuvë se sa të flasësh si Elvis Naçi. Unë po e lë këtu sepse ka rrezik që t’ia kris të qarit. Madje më duket se më erdhi!

g.kosovari

Next Post
Horoskopi ditor, e Martë 30 Tetor 2018

Pse këtyre shenjave të Horoskopit u duhet kohë të marrin veten nga ndarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In