Ai ka qenë pa dyshim prodagonist brenda shtëpisë së Big Brother që javën e parë të fillimit të reality showt.
Damiano ka guxuar të nxitë konflikte dhe të debatojë me djemtë e shtëpisë. Dy prej tyre Benardi dhe Ervini kanë përfunduar duke qarë nga veprimet e tij. Por këto ditë izolimi në ‘burgun’ e Big Brother e kanë demoralizuar Damianon. Ai është kapur nga kamerat e shtëpisë i përlotur. Nuk ka ngjarë asnjë konflikt mes tij dhe dy djemve, madje ai ka sqaruar çdo përplasje me Olsin. /a.m.