Një burrë ka fluturuar me një avion të vogël drejt shtëpisë së tij për të vrarë gruan dhe djalin.
Ai mori vendimin disa orë pasi u arrestuar për sulm ndaj gruaj në një kanion afër shtëpisë ku çifti shkoi për të folur mbi problemet e tyre.
Duane Youd nga Utah e përplasi avionin me të cilin po fluturonte në shtëpinë e tij dhe mbeti i vdekur nga incidenti.
47-vjeçari pilotoi Cessna Citation Jet 525 nga një aeroport aty pranë.
Ndërsa gruaja e tij Sandy dhe djali arrtën që të dilnin nga shtëpia dhe i mbijetuan sulmit pavarëisht se pjesa e përparme e shtëpisë dykatëshe u përfshi nga flakët.
Përplasja ndodhi rreth orës 2.30 të hënën në Payson, një qytet me rreth 20.000 banorë 60 milje në jug të qytetit të Salt Lake.
Hetuesit raportojnë se avioni i përkiste punëdhënësit të Youd dhe se ai qëllimisht e fluturoi drejt shtëpisë së tij.
Autoritetet thanë që Youd ishte një pilot me përvojë.
Nuk ishte e qartë se kush e punësoi Youd-in, por sipas faqes së tij në Facebook, punonte si pilot i MedEvac-it.
Youd u arrestua të dielën rreth orës 7:30 pasi dëshmitarët i raportuan policisë se ai po dhunonte gruan e tij./a.ç