VIDEO/ Burri i kafshon hundën gruas, nuk iu përgjigj në telefon
Një ngjarje tmerruese ka ndodhur në Dezhou të Kinës, kur burri ka kafshuar gruan e tij pasi kjo e fundit nuk iu përgjigj në telefon.
Pamjet shfaqin gruan duke u mjekuar teksa një pjesë e hundës së saj ishte hequr për shkak të kafshimit.
Gruaja tha se burri i saj e telefonoi atë në orët e para të mëngjesit të 6 shtator, e duke qenë se kjo ishte shumë e lodhur, ajo nuk e kishe dëgjuar thirrjen. Me ashpërsi të nesërmen, burri u përball me gruan e tij dhe të dy përfunduan në përleshje.
Ajo i tha policisë se në ato momente ai e kapi atë dhe i futi dhëmbët në hundën e saj duke ia hequr një pjesë nga aty.
Ajo u dërgua në spital në Jinan, ku mjekët thanë se e gjithë hunda e saj përfshirë edhe indet e buta ishin zhdukur. Policia tha se janë duke hetuar në gjetjen e burrit të saj, i cili që nga atëherë rezulton i humbur.
https://www.youtube.com/watch?v=y2z9ILV713Q
Redaksia Java News/ f.g









