VIDEO/ Burri ecën në rrugë me kokën e prerë të gruas në dorë
Horror në indi. Policia ka arrestuar sot në Pine një burrë që ecte në rrugët kryesore të qytetit duke mbajtur në njërën dorë një qese plastike me kokën e prerë të gruas së tij dhe në tjetrën një sëpatë, me sa duket armën e krimit, raporton Ndtv.
Ramachandra Chavan, 53 vjeç është arrestuar teksa ecte fare i qetë në rrugë duke mbajtur në dorë kokën e gruas, Sonabai, 45 vjeçe të cilën sipas policisë e kishte vrarë për motive xhelozie, pasi dyshonte se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Në një video që qarkullon në internet, shihet 53-vjeçari me një veshje tradicionale indiane që ecën duke mbajtur në njërën dorë qesen plastike dhe në tjetrën sëpatën. Dy agjentë i afrohen dhe përpiqen t’i heqin sëpatën. Pas pak burri bindet dhe lëshon fillimisht qesen e më pas edhe sëpatën, ndërsa policët e arrestojnë.