Portugalia kaloi edhe pengesën Uruguaj dhe u kthye në Kombëtaren e tretë që siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Botërorit Katar 2022, duke iu bashkuar Francës dhe Brazilit.
Kombëtarja luzitane iu fal dygolëshit të Bruno Fernandes për të siguruar tri pikët e radhës në grupin G. Të dy golat e fantazistit të Manchester United, i cili në shtesë goditi edhe shtyllën, u realizuan në fraksionin e dytë të takimit.
Uruguai kishte një shans të artë në pjesën e parë me anë të Rodrigo Bentancur, ndërkohë që pas golit të parë të pësuar në minutën e 54’ nisi sulmet në kërkim të barazimit. Maximiliano Gomez, sulmuesi që luan në Turqi me Trabzonsporin, u ndal nga shtylla.
Golit iu afruan edhe Luis Suarez e Giorgian de Arrascaeta. Dy herë kampionët e botës mbeten në kuotën e një pikë. Sfida e fundit duhet fituar përballë Ganës, teksa për t’u kualifikuar duhet shmangur fitorja e Koresë së Jugut me Portugalinë.
Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi H
PORTUGALI-URUGUAI 2-0 (Bruno Fernandes 54′, (pen) 90+3′)
/a.r