Armando Broja nuk ndalet, as nga shkelmat në gju të kundërshtarëve. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare mori një goditje të fortë në gju në ndeshjen e Kupës FA ndaj Koventri.
Por duket se ka rikuperuar dhe ndonëse me vetëm një stërvitje me ekipin, është rreshtuar si titullar në sfidën e sotme që Sauthempton luan në Premier Ligë.
Sulmuesi do të matë forcat me lojtarët e Totenhemit, në një duel shumë delikat për Sauthempton, i cili synon që të sigurojë sa më parë pikët e mbijetesës, në mënyrë që të mos përfshihet në garën e ethshme të javëve të fundit.
g.kosovari