Një breshkë deti është gjetur e ngordhur në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë.
Breshka, e llojit “Dermochelys Coriacea”, ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.
Breshka që quhet kurriz lëkurore është shumë e veçantë. Lloje të tilla, zakonisht nuk janë të pranishme në Adriatik.
Një nga problematikat që i detyron të dalin në breg të detit është ndotja që i bëhet detit.
Përqendrimi i lartë i leshterikëve dhe algave të detit në këtë zonë, i bën breshkat të ngatërrojnë orientimin duke dalë në cekëtinë dhe të ngordhin.
g.kosovari