Rrallëherë mund të shohësh momente qesharake në një sport të dhunshëm e po aq burrëror, siç është ai i boksit. Megjithatë, kur ndodhin janë për t’u mbajtur mend. Në duelin midis Curtis Harper dhe nigerianit Efe Ajagba, çdo gjë po shkonte mirë.
Të dy boksierët hynë në ring dhe dëgjuan arbitrin teksa jepte udhëzimet, përplasën edhe duart me njëri-tjetrin, por në momentin që ra gongu për të filluar sfida, Harper ka dalë nga ringu dhe ka ecur në drejtim të daljes. Menjëherë ka reaguar publiku, duke lëshuar disa “booo” në drejtim të Harper, por përsëri ai nuk u kthye. /ma.me