• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ ‘Blindohet’ gjykata: Burg për vrasësit në Laç, ngujohen familjarët e tyre

by Java News
04/05/2019 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën masa të rrepta sigurie kane mberritur ne gjykaten e Kurbinit tre autoret e dyshuar te vrasjes se kusherinjve Jushi mbremjen e se dieles ne Laç.

“Panorama” sjell pamjet nga mberritja ne Gjykate e tre personave qe jane arrestuar me akzuen e vrasjes.

Ne gjykate per tu njohur me masen e sigurise ishin Markel, Manuel dhe Vincens bushi. Ata akuzohen per vrasjen e Mikel e Jani Jushit. Pas vleresimit te provave ata jane lene ne burg.

Ne fakt, qe pas prangosjes, të arrestuarit kanë thënë se e gjithë ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, por nuk donin të vrisnin kushërinjtë Jushi. Një debat i nisur për publikimin e fotove në rrjetet sociale dyshohet se është bërë shkak për nisjen e sherrit që përfundoi me dy viktima.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe mes tyre ka nisur fillimisht me shaka një debat për foton që ish-futbollisti, Kelvin Jushi, publikonte në profilin e tij në rrjetet sociale. Fjalë pas fjale, debati mes dy grupeve është acaruar, duke bërë që të dalin jashtë për t’u sqaruar.

Por, situata është përshkallëzuar më tej, duke bërë që palët të përleshen fizikisht. Më tej, një prej vëllezërve Bushi ka nxjerrë një armë tip pistoletë. Dy të rinjtë, Kelvin dhe Erion Jushi, pasi kanë parë armën, kanë tentuar që të largohen, por janë ndjekur nga pas nga 24-vjeçari, i cili i ka qëlluar në hyrjen e një pallati.

Vetë autori i dyshuar i ngjarjes ka deklaruar në Polici se ka qëlluar në gjaknxehtësi e sipër në drejtim të ish-futbollistit, ndërkohë që 36-vjeçari Jushi, sipas Markel Bushit, ka mbetur i vrarë aksidentalisht. “Debatuam për ‘Facebook’, pastaj u përleshëm dhe situata doli jashtë kontrollit. Nxora pistoletën për t’i trembur, po në gjaknxehtësi e sipër nisa të qëlloja. Nuk kisha për qëllim t’i vrisja”, ka thënë në Polici 24- vjeçari Markel Bushi, që dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes.

Nderkohe edhe pse 3 autorët e dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve në Laç tashmë ndodhen në burg, frika për ndonjë hakmarrje të mundshme ka bërë që familjarët e tyre të ngujohen.

Nuk bëhet fjalë vetëm për familjet e Markel, Manuel e Vinçens Bushit, por edhe kushërinjve të tyre të afërt. Edhe pse tre të dyshuarit për vrasjen e Erjon dhe Kelvin Jushit janë në pranga, burrat dhe gratë e dy fiseve u janë nënshtruar zakoneve të tyre pas ngjarjes.

Fillimisht, sa u përhap lajmi, u mbyllën brenda afro 20 shtëpi. Por, më pas, sipas zakonit, të ngujuar qëndrojnë vetëm familjet e autorëve dhe ata më të ngushtët në rreth familjar nga rrënjët e babait. Ndërsa fisi nga nëna ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Për këtë arsye, ishte daja ai që negocioi me shefin e Komisariatit të Kurbinit, gjë që u pasua me vetëdorëzimin në Polici të të tre djemve të fisit Bushi.

Mes familjeve Bushi dhe Jushi akoma nuk është futur ndonjë pajtues apo siç mund të quhet ndryshe njeriu që bën bisedimet për kushtet e një situate, ku familjet ndodhen në hasmëri me njëratjetrën. Të arrestuarit kanë thënë se e gjithë ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, por nuk donin të vrisnin kushërinjtë Jushi.

Një debat i nisur për publikimin e fotove në rrjetet sociale dyshohet se është bërë shkak për nisjen e sherrit që përfundoi me dy viktima. Tre autorët e dyshuar të ngjarjes ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe mes tyre ka nisur fillimisht me shaka një debat për foton që ish-futbollisti, Kelvin Jushi, publikonte në profilin e tij në rrjetet sociale.

Fjalë pas fjale, debati mes dy grupeve është acaruar, duke bërë që të dalin jashtë për t’u sqaruar. Por, situata është përshkallëzuar më tej, duke bërë që palët të përleshen fizikisht. Më tej, një prej vëllezërve Bushi ka nxjerrë një armë tip pistoletë.

Dy të rinjtë, Kelvin dhe Erion Jushi, pasi kanë parë armën, kanë tentuar që të largohen, por janë ndjekur nga pas nga 24-vjeçari, i cili i ka qëlluar në hyrjen e një pallati. Vetë autori i dyshuar i ngjarjes ka deklaruar në Polici se ka qëlluar në gjaknxehtësi e sipër në drejtim të ish-futbollistit, ndërkohë që 36-vjeçari Jushi, sipas Markel Bushit, ka mbetur i vrarë aksidentalisht.

“Debatuam për ‘Facebook’, pastaj u përleshëm dhe situata doli jashtë kontrollit. Nxora pistoletën për t’i trembur, po në gjaknxehtësi e sipër nisa të qëlloja. Nuk kisha për qëllim t’i vrisja”, ka thënë në Polici 24- vjeçari Markel Bushi, që dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes.

 

Next Post
VIDEO/Norvegjezët bëjnë inovacion, burg si hotel luksoz

VIDEO/Norvegjezët bëjnë inovacion, burg si hotel luksoz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In