Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mbrëmje zonën turistike të Borshit. Raportohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe kullote në mal, mes Borshit dhe Piqerasit.
Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur që të ndërhyjnë mjetet zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
BalkanWeb” jep pamje nga zjarri, shkak i të cilët kanë vetë banorët e zonës, që kanë djegur kullotat. Ndërkohë, banorët kanë dalë për të shuar fjalët, të cilat po përhapen me shpejtësi.