Ai është mik familjar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët i ftoi edhe në dasmën e tij. Por, Bes Kallaku nuk ka ngurruar të ironizojë gjestin e Monika Kryemadhit, e cila hoqi çizmet në Kuvend, për të goditur kryeministrin Rama. Kallaku ka bërë një video bashkë me aktorin tjetër Erion Isai. Ai thërret “Edi Rama” dhe nga sipër e godasin me një palë çizme.











