Pamje që nuk kishin ndodhur më parë! Të tilla ishin ato që janë transmetuar ditën e sotme në media ku deputetët e përjashtuar të PD, janë futur nga dritarja në Kryesinë e Kuvendit.
Përmes një karrigeje, Salianji dhe Nallbati kanë hyrë nga dritarja për në kryesi, dhe më pas Noka.
Pas këtij “spektakli” aspak të hijshëm, në dritare ka dal ish-kryeministri Sali Berisha dhe ka mbajtur një fjalim për mediat me mikrofonat e stërgjatura përtej trotuarit.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthej në meme dhe të nis të ironizoj gjithë situatën.
Në një video që Gazeta Shqip disponon, marrë nga rrjeti, pamjet e deputetëve që ngjiten nga dritarja, Berisha që flet për gazetarët që e shihnin nga poshtë, janë krahasuar me ato të Ismail Qemalit nga ballkoni në Vlorë ku e ka shpallur Shqipërinë të lirë dhe të pavarur me ngritjen e flamurit.
Teksa ne ju ftojmë të shihni videon e më poshtë, ju lëmë ju të gjykoni ngjashmërinë mes dy situatave historike në periudha të ndryshme kohore, Ismail Qemalit dhe Sali Berishës!/m.j