Pas denoncimit të ish kryeministrit Sali Berisha, ku shfaqej Drejtori i Hetimit Tatimor, Bardh Tafa me një automatik në dorë, ka ardhur reagimi i këtij të fundit. Bardh Tafa thotë se ka qenë për 17 vite me Forcat e Armatosura, konkretisht nga viti 2001 deri në vitin 2017 kryesisht në shërbimin sekret të ushtrisë, një institucion që mban marrëdhënie dhe me CIA-n.
Mësohet se arsyeja e një fotografie të tillë të publikuar nga Berisha është realizuar gjatë një stërvitje ushtarake, Tafa përgjatë këtyre viteve ka qenë i pranishëm në shumë misione ushtarake ndërkombëtare përfshirë Afganistanin.
Ai mban postin e kreut të hetimit tatimor për rajonin jugor që prej vitit të kaluar. Tafa ka vënë në dispozicion për mediat dhe videon e plotë nga është shkëputur fotografia, ku duket stërvitja me ekipet ushtarake gjatë kohës që ai ka qenë pjesë e ministrisë së mbrojtjes.
“Pas sqarimit te fotos, çka sigurisht është vetëm një sqarim për deputetin qe ndoshta nga mos dija ngatërron pa dashje kontekstin, besoj se ka shume rendësi të fokusohem tek akuza. Për rrjedhoje, ne cilësinë e personit qe ka dijeni, ftoj prokurorinë te marre nga deputeti Berisha informacionin mbi identitetin e akuzuesit për mitmarje dhe le t’i drejtohemi drejtësisë për këtë çështje. Unë ne vete te pare, akuzuesi dhe prodhuesi i lajmit publik, deputeti Berisha.”-ka thënë Bardh Tafa. /ma.me










