Policia e Cërrikut ka arrestuar shtetasin, E. U., 35 vjeç, si dhe shpallur në kërkim D. K., 32 vjeç, të dy nga Elbasani.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të rinjtë dyshohen se ditën e djeshme në fshatin Floq kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të E. R.
Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në banesën e K. K.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër, konkretisht:
Më datë 06.07.2020, në fshatin Linas ku dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e P. Sh.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe vegla pune të vjedhura.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
g.kosovari